Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi së bashku me drejtorin e zyrës së USAID-it në Kosovë, James Hope si dhe kryetarin e Rahovecit, Idriz Vehapi, vizituan sot qendrën për grumbullimin e pemëve dhe perimeve “Elkos Group Agrar Center ” në fshatin Xërxë të Rahovecit.
Atje u tha se kjo qendër është një shembull i mirë i zhvillimit ekonomik të vendit.
Ndërkaq, drejtori i “Elkosit” Ramiz Kelmendi premtoi se do ta zgjerojë biznesin e tij duke shtuar se tashmë ka filluar ta bëjë një gjë të tillë në vendet e rajonit.
Fjalë të mira për këtë qendër pati edhe ministri Krasniqi i cili theksoi se ajo është ndërtuar në kryeqytetin e bujqësisë e që sipas tij është Rahoveci, njofton Klan Kosova.