Site icon Telegrafi

Krasniqi, Kurtit: A u qetësove kryeministër, se më bëre merak, 10 vjet më vonë po e mbron “Zajednicën”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në fjalimin e tij në Kuvend ka kritikuar qeverisjen Kurti, gjersa theksoi se është vështirë të dinë “a me qesh, a me qajt”, kur 10 vjet më vonë Kurti po e mbron “Zajedicën”.

“Një dekadë e humbur….duke mashtruar… Është vështirë me ditë a me qajtë a me qesh…”, tha ai.

Pas fjalimit të Kurtit i cili kërkoi ta dijë si ia kanë bërë LDK e PDK që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nënshkruante marrëveshjet me ta, Krasniqi iu drejtua duke i thënë “a u qetësove kryeministër, se më bëre merak”.

Lexo po ashtu "Nuk është Zajednica", Kurti pyet PDK dhe LDK pse Vuçiqi nënshkroi me juve e jo me mua

Kreu i PDK-së tha se Kurtin e kanë ftuar për të diskutuar për draftin e Asociacionit, por sipas tij, ai  është i ngarkuar nga e kaluara.

“O Albin o trim, si me nënshkrim, si pa nënshkrim, t’i ke bo pranim”, u shpreh Krasniqi.

Kreu i PDK-së, tha se kryeministri Kurti më 26 tetor e ka përmbysë karrierën e tij politike për 19 minuta, kur e ka pranuar draftin për Asociacionin.

Ndryshe, Kurti ka thënë se draft-statuti nuk është “Zajednicë”, ndërsa ritheksoi se është i gatshëm të nënshkruaj për draft-statutin për Asociacion, transmeton Telegrafi.

Ai po ashtu tha “A mundet PDK dhe LDK me tregu se si ka vepru me bind Vuçiqin për nënshkrim për marrëveshje, ai me mua nuk po nënshkruan”.  /Telegrafi/

Exit mobile version