Site icon Telegrafi

Krasniqi i kërkon Lajçakut të ndikojë në heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, të mërkurën ka takuar të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi tha se u diskutua për hvillimet e fundit politike në Kosovë dhe procesi dialogut, përfshirë draft-statuti i propozuar i Asociacionit.

Krasniqi theksoi se i ka ripërsëritur emisarit Lajçak qëndrimin tim dhe të PDK-së se statuti i Asociacionit duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, të mos krijojë një nivel të ri të pushtetit dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive.

Po ashtu, Krasniqi tha se i ka kërkuar Lajçakut që të ndikojë që Bashkimi Evropian të heqë sa më parë sanksionet e padrejta ndaj Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version