Site icon Telegrafi

Krasniqi ironizon me thënien e LVV-së “erdhi dita”: Kryeministër dita shkoj e erdh nata, qu puno najsen

Debati mes opozitës dhe Qeverisë së Kosovës është duke vazhduar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Pas fjalimit të kryeministrit Albin Kurti ku tha se çmimet s’janë rritur vetëm për arsimtarët dhe se pakoja për përballje me inflacionin i prek të gjithë, ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi i ka bërë thirrje Kurtit që të zgjohet dhe të punoj sepse shkoj dita.

“Thoshit erdhi dita, dita shkoj gati, mbrëmja është duke ardhur e ju ende se keni filluar punën. Nëse ke mëndu që dita ja ka nis 7 a 8 dije që ora është katër mbasdite e ju hala asgjë s’keni bërë”, i tha Krasniqi, Kurtit.

Ai më tej tha se gara mes ministrave të Qeverisë, është se cili po e lavdëron më shumë kryeministrin Kurti.

“Mirë që dole kryeministër, se kaniher po mshefesh mas argatëve tuaj. Të vetmen garë që e bëjën këta është kush po lavdëron Albinin më shumë”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version