Site icon Telegrafi

Krasniqi: Haradinaj i gatshëm t’i bie në gjunj kriminelit ordiner Ukë Rugova

Deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi i ka quajtur të paguximshëm koalicionin PAN me mos pjesëmarrjen e tyre në seancë.

Ai tha se mbahen për komandanta porse po frikësohen me ardhur në seancë.

“Koalicioni i krimit, që ia mbajnë vendit sit ë guximshëm si komandanta, nuk kanë guxim me ardhë këtu. Është interesant që Ramush Haradinaj thojke që merret vec me sporte të randa e tash po mshefet nga ky Kuvend, e edhe Kadri Veseli që s’po mundet me pranu dështimin e madh u mshefë krejt”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, Haradinaj është i gatshëm t’i bie në gjunj Listës Serbe dhe kriminelit ordiner Ukë Rugovës për të ruajtur edhe nja dy vjet krimin e vet.

Krasniqi theksoi se Haradinaj po dëshiron të bëhet kapiten i anijes që po fundoset dhe fundosjen do t’ia bien kur të shkojnë në seancë pasi nuk i kanë numrat./Telegrafi/

Exit mobile version