Telegrafi

Krasniqi: Haradinaj e Kurti i patën bashkuar kauzat në opozitë, njëri e bëri Demarkacionin e tjetri po e bën Asociacionin

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka komentuar gjashtë kushtet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeministri Kurti kur ishin në opozitë i patën bashkuar kauzat për të kundërshtuar Qeverinë; njëri me Demarkacionin e tjetri me Asociacionin.

Lexo po ashtu Kurti tregon gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit

“Si për ironi, Haradinaj kryeministër e bëri Demarkacionin, e Kurti kryeministër po e bënë Asociacionin”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se njëjtë sikur Haradinaj që e paketonte marrëveshjen e Demarkacionit me një raport të komisionit për rishikimi të marrëveshjes, Kurti po e bënë me gjashtë kushtet e vendosura.

“Në esencë, marrëveshjet mbesin të njëjta vetëm shtohet hiri ndaj syve të publikut”, ka përfunduar Krasniqi./Telegrafi/