Deputeti nga radhët e PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratave të bashkëpartiakut të tij Dardan Molliqaj, cili në seancën e Kuvendit dha disa detaje, që sipas tij deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut.
Krasniqi në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Konjufca u fsheh pas deputetit Liburn Aliu duke mos thënë asnjë fjalë.
“Kur t’lypni fakte, mos dilni pastaj me u fshehë pas konspiracioneve. Dilni komentoni rreth fakteve. Glauku ka qenë pjesë e SHIK-ut dhe kjo gjë tashmë u faktua. Prandaj ai u fsheh pas Liburnit dhe nuk e thanë asnjë fjalë. Nuk e mohuan fare. Na keni lodhë me akuza thuajse ju jeni pronarët e moralit, t’vërtetës, pastërtisë politike, etj. A keni naj koment për Glaukun?! Apo për Burdushin?!”, ka shkruar në Facebook, Frashër Krasniqi./Telegrafi/