Telegrafi

“Krahu i djathtë” i Laportas, Yuste: Guardiola mund të rikthehet te Barcelona

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka plane që përfundimisht të kthehet në Barcelonë.

Guardiola ka qenë gjithmonë i lidhur me një rikthim nga Camp Nou që nga largimi i tij dhe tani një rikthim duket goxha i mundshëm.

Është Rafa Yuste, i cili do të bëhet nënkryetar i Barçës nëse Joan Laporta fiton zgjedhjet e klubit të së dielës, ai që ka zbuluar lajmin.

Lexo po ashtu Guardiola ende e ka në zemër Barçën: Janë klubi më i mirë në botë

“Një ditë, Pep më tha: ‘Rafa, shpresoj se një ditë do të kthehemi së bashku’”, ka thënë fillimisht Yuste për La Vanguardia.

“Shpresoj ta bëj këtë në gjashtë vitet e ardhshme nëse Joan Laporta fiton. Nëse Katalunisë i mungon Guardiola, ai e di që Barça është shtëpia e tij”.

“Do të ishte mirë nëse Pep do të bënte diçka në klub përsëri”, përfundoi bashkëpuntori i ngushtë i Laportas. /Telegrafi/