Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka analizuar dhe krahasuar rezultatet e votimit jashtë vendit për zgjedhjet e vitit 2021 dhe 2025.
Sipas tij, vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rënie në numrin e votave nga diaspora, me 28 vota më pak krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
Në anën tjetër, partitë e tjera kanë regjistruar rritje të votave nga jashtë.
LDK ka pasur rritjen më të madhe me 15,748 vota më shumë, e ndjekur nga PDK me 2,021 vota dhe koalicioni AAK-NISMA me 746 vota më shumë.
Vetëvendosje kishte pritur që mundësimi i votimit nëpër misione diplomatike të rriste përkrahjen nga diaspora, por këto pritje nuk janë realizuar.
Sipas KQZ-së, procesi i numërimit pritet të përfundojë nesër (e mërkurë), kur pritet të numërohen votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.