Site icon Telegrafi

Krahasimi i interpretimit akustik të “Love Yourself” nga autori Justin Bieber dhe të versionit nga Dua Lipa

(Foto: Getty Images)

Ka kohë që Dua Lipa ka bërë një version akustik të hitit të Justin Bieber, “Love Yourself”.

Një version akustik e ka bërë edhe autori i këngës, ndërsa fansat kanë bërë krahasime se cili e interpreton më mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=V_M0HNsFTZA

Sidomos në pjesën e refrenit këngëtarja shqiptare e interpreton shumë mirë këtë këngë, ndërsa juve ju mbetet ta vlerësoni se kush e këndon më mirë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për DUA LIPËN

“Love Yourself” është këngë e Justin Bieber nga albumi i tij i katërt, Purpose (2015). Është shkruar nga Ed Sheeran, Benny Blanco dhe Bieber.

Kënga ka kryesuar në ‘US Billboard Hot 100 US‘ dhe ‘UK Singles Chart‘, ndërsa në SHBA ka qëndruar 24 javë rresht në krye të top-listave.

“Love Yourself” ka kryesuar edhe top-listat në 15 vende të tjera, duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Zelandën e Re dhe Suedinë.

Videoja muzikore e kësaj kënge u lansua në nëntor të vitit 2015 dhe deri më tani është shikuar mbi një miliard e treqind milionë herë në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version