Telegrafi

Krahas setit me fustan, Dafina sjell një imazh me të brendshme

(Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Jemi mësuar ta shohim Dafina Zeqirin në versione nga më të ndryshmet sa i përket dukjes dhe stilit që zgjedh.

Këngëtarja guxon të eksperimentojë me pamjen e saj qoftë për projektet që i lanson, apo për dëshirën e saj.

Modelet e ndryshme të flokëve deri në ato më ekstravagantet dhe përzgjedhjet e veçanta në veshje kanë bërë që Dafina të mahnitë sa herë që shfaqet në fotosesione, videoklipe apo evenimente të ndryshme.

(Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Në një set të ri, këngëtarja duket e mrekullueshme me fustan të bardhë, ndërsa disa prej fotografive i ka shpërndarë në Instagram, ku numëron mbi 1.6 milion ndjekës.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri vjen atraktive në paraqitjen e fundit
(Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Kurse në InstaStory e ka shpërndarë një fotografi me një pallto të gjatë, derisa nën të ka të veshura vetëm të brendshme. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/dafina.zeqiri)