Site icon Telegrafi

“Krah për krah njëri tjetrit gjithnjë” – Osmani flet pas vizitës së presidentit Begaj në Prishtinë

Për vizitë në vendin tonë një ditë para shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ndodhet presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ai është pritur me nderime shtetërore nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Presidentja në një postim në Twitter shkruan se janë krah për krah njëri-tjetrit në kremtimin e pavarësisë.

“Krah njëri-tjetrit në kremtimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

Krah njëri-tjetrit drejt familjes së përbashkët evropiane! Krah njëri-tjetrit gjithnjë…”, shkruan Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version