Site icon Telegrafi

KQZ tregon sa qytetarë kanë votuar deri tash në katër komunat në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e dytë për sot lidhur me procesin e votimit në katër komunat në veri për shkarkimin e kryetarëve.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi para mediave ka bërë të ditur se qendrat e votimit janë të hapura

“Sipas të dhënave në këto katër komuna numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është si vijon: Leposaviq 46 votues, Zubin Potok 7 votues, Zveçan asnjë votues, në veri të Mitrovicës 32 votues”, tha Radoniqi.

Lexo po ashtu Shkarkimi i kryetarëve - sot votohet në katër komunat në veri

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë nëse janë pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve në katër komunat në veri.

“Në emër të KQZ-së, ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre”, tha Radoniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version