Telegrafi

Fillon numërimi i votave, rezultatet mund t’i shihni në kohë reale në ballinën e Telegrafi-t

Tanimë pas mbylljes së kutive të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar edhe numërimin e votave, rezultatet e të cilit mund t’i shihni edhe në portalin Telegrafi.com.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur se sot kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind, transmeton Telegrafi.

Qytetarët mund të shohin në kohë reale numërimin e votave duke klikuar në këtë LINK.

Daka ka njoftuar se sonte do të dalin me rezultatet preliminare, por se këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta. /Telegrafi/