Site icon Telegrafi

Kovalenko rrëfen për gjendjen e familjes në Ukrainë dhe thotë se ia kanë vrarë një shok që u përpoq të largohej nga qyteti Kherson

(Foto: Instagram/vitykovalenko)

Familja e Viktor Kovalenkos ndodhet në Ukrainë, ndërsa një shok i mesfushorit të Spezias është vrarë nga forcat ruse ndërkohë që përpiqej të largohej nga vendi.

26-vjeçari ka folur për La Gazzetta dello Sport lidhur me sulmet e Rusisë mbi atdheun e tij, teksa ka treguar edhe një fotografi të një të vdekuri jashtë veturës në qytetin Kherson.

“Ai ka qenë shok i imi. Është fshehur për pesë ditë, para se të përpiqej të largohej nga vendi me vëllanë e tij dhe një femër. Trupat ruse e ndalën në një pikë kontrolli”.

“Ata i vranë dy meshkujt dhe madje nuk i lejuan t’i merrnin trupat për t’i varrosur. E mbajtën vajzën për tre orë, pastaj e lëshuan. Kur e lëshuan, ajo iku duke bërtitur”, ka rrëfyer Kovalenko.

Si është gjendja e familjes së tij dhe a mund t’i bashkohen në Itali

“Tash për tash, është e pamundur. Është shumë e rrezikshme. Nëse rusët shohin një veturë në zonë, ata qëllojnë. Atyre nuk iu intereson kush ndodhet brenda, qoftë nëse janë civilë, femra ose meshkuj. Janë tri pika kontrolli para kufirit në Kherson.

Lexo po ashtu Duke publikuar pamje tmerruese të Ukrainës, Zinchenko bën thirrje të ndalet Putini: T’i shpëtojmë fëmijët ukrainas

“Është edhe një aspekt tjetër që duhet të merret në konsideratë. Prindërit e mi, sikurse shumë ukrainas, asnjëherë nuk do t’i braktisnin shtëpitë. Nëse largohen, nuk do të gjejnë asgjë kur të kthehen. Rusët do të hynin dhe do të merrnin gjithçka. Çfarë do të bëje ti? Zgjedhja është e lehtë”.

“Qëndron aty dhe e mbron shtëpinë tënde dhe jetën tënde. Babai im ka një pushkë, ai shpreson të mos e përdorë, por është i gatshëm ta bëjë për ta mbrojtur veten dhe familjen”, është shprehur mesfushori.

Sa shpesh kontakton me familjen

“I telefonoj vëllait tim në mëngjes, por pas 20 sekondash, lidhja ndërpritet. Komunikimet janë të vështira. Pastaj, përpiqem t’i telefonoj nënës time pasdite. Nuk mund ta kuptoj si po ia kalojnë, nuk e kuptoj nëse ma thonë të vërtetë ose i mbajnë gjërat për vete”.

Lexo po ashtu Kampioni i botës, Usyk ka treguar se rusët kanë qëlluar në shtëpinë e tij dhe i kanë tërhequr zvarrë fqinjët

“Ata kanë frikë se rusët mund t’i dëgjojnë çfarë po thonë, nuk më dërgojnë as fotografi nga frika se telefonat e tyre do të kontrollohen nëse ka një kërkim”.

“E pata ditëlindjen më 14 shkurt. Nëna dhe nipi im (pesëvjeçar) më vizituan në Italia dhe u kthyen në Kherson pak pata fillimit të sulmeve ruse”, ka thënë 26-vjeçari. /Telegrafi/

Exit mobile version