Mesfushori i Chelseat, Mateo Kovacic thuhet se është duke përfunduar testet mjekësore te klubi i ri, Manchester Cityt.
Chelsea ka pranuar një ofertë nga City për kroatin këtë javë, e cila ka rezultuar të jetë e kënaqshme.
City do të paguajë 25 milionë funte (29 milionë euro) për Kovacic dhe një bonus prej rreth 6 milionë eurosh.
Blutë janë të lumtur të shesin Kovacic, i cili ka vetëm edhe një vit në marrëveshjen e tij aktuale dhe nuk iu ofruar asnjë zgjatje e re e kontratës.
Kështu, Kovacic ka mbërritur sot te City për të kryer testet mjekësore, para zyrtarizimit si lojtar i ri i klubt nga Etihad.
Mateo Kovacić is currently undergoing medical tests as new Manchester City player — first part of documents has been already signed. £25m plus £5m add-ons to Chelsea. 🔵🤝🏻 #MCFC
Kai Havertz will complete medical with Arsenal soon — deal official next week. pic.twitter.com/tmEYxFacfQ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 23, 2023
Mesfushori kroat arrin në Etihad pikërisht në momentin që Ikay Gundogan niset për në Barcelonë.
Gjatë pesë viteve me Chelsean, Kovacic bëri 221 paraqitje, duke fituar thuajse gjithçka, përfshirë një Ligë të Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/