Mateo Kovacic në ditët e fundit të afatit kalimtar veror iu bashkua Chelseat.
Mesfushori kroat u huazua tek klubi londinez nga Real Madridi por pa mundësi blerje nga Chelsea.
Por Kovacic nuk po dëshiron rikthimin në Madrid, pasi është shumë i lumtur tek londinezët.
“Jam shumë i lumtur te Chelsea, një qytet fantastik me tifozë të mrekullueshëm”.
“Atmosfera që krijohet në stadiume është e përkryer dhe kjo më bën të lumtur”, tha Kovacic.
Mesfushori qendror e imagjinon vetën për shumë vite te Chelsea.
“Për mua gjithçka është e përkryer këtu, e imagjinoj vetën edhe për shumë vite duke luajtur me Chelsean”, tha kroati.
Ish-anëtari i Dinamo Zagrebit dhe Interit u kërkua edhe nga Liverpool, Bayern Munich dhe Juventusi, por zgjodhi ish-kampionët e Anglisë.
Tani i mbetet klubit londinez të arrijë marrëveshje me Real Madridin për transferimin e përhershëm të kroatit në Londër. /Telegrafi/