Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic, është i hapur për një kalim në klubet e Serie A, Juventus, Milan apo Roma.
Ish-futbollisti i Interit është duke u trajnuar me ekipin e tij kombëtar për Euro 2016, por ai është duke u shënjestruar nga disa klube të mëdha italiane.
Bianconerët kanë një interes për fortë në mesfushorin kroat dhe mund të kërkojnë atë, si pjesë e marrëveshjes në një shitje të mundshme të Paul Pogba, ndërsa Roma mund ta marrë Kovacicin si një zëvendësim të Miralem Pjanic, i cili është afër largimit.
Sipas Il Messaggero, Kovacic ka biseduar me shokët e tij kroat për mundësinë e një kthimi në Serie A.
Ideja duket e besueshme pasi ai mund të jepet në huazim, me opsion blerje për në shtator, me një shifër prej 20-25 milionë euro, edhe pse ky çmim do të ndikohet nga paraqitjet e tij në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/