Telegrafi

Kovacic, ëndrra e madhe e Monchit

Mateo Kovacic gjatë ndeshjes kundër Leganes (Foto: Getty Images)

Mateo Kovacic është në kërkim të më shumë minutave në fushë dhe pasi te Real Madridi kjo është vështirë e arritshme, atëherë ai është në kërkim të një aventure të re.

Klubi i tij i ardhshëm mund të jetë në Serie A, te liga kur filloi gjithçka.

Lexo po ashtu Rikthimi i Kovacic, 97 për qind të pasimeve të kompletuara

Sipas Corriere dello Sport, kroati është objektivi kryesor i Romës.

Ish-mesfushori i Interit, është një nga dëshirat më të mëdha të drejtorit sportiv Monchi dhe ai do provojë të sjellë në Olimpico që në ditët e para të afatit kalimtar veror.

Mateo Kovacic gjatë ndeshjes kundër Deportivo Leganes në Kupën e Mbretit (Foto: Getty Images)

Vlera e kartonit të Kovacic është rreth 35 milionë euro, por normalisht që klubi romak do të tentojë të ulë.

Trajneri Eusebio Di Francesco mendon se Mateo dhe Radja Nainggolan do ishin një dyshe fantastike në mesfushë dhe me ata sukseset do të ishin të mundura.

Kovacic është prodhim i akademisë së Dinamo Zagrebit. /Telegrafi/