Mateo Kovacic ka thënë se prania e trajnerit Maurizio Sarri e ka bindur atë për tu transferuar në Ligën Premier te Chelsea.
Kovacic bëri debutimin e tij për skuadrën e Chelseat në fitoren 3-2 të së shtunës në shtëpi ndaj Arsenalit.
Përveç kësaj, mesfushori kroat duket se mund të jetë i prirur të bëjë largimin e tij nga Real Madridi të përhershëm.
Kroati ka thënë se ka zgjedhur skuadrën londineze shkaku i trajnerit Sarri, i cili e donte në skuadër tash e një kohë.
“Ishte e rëndësishme që pas tre viteve ku nuk luaja vazhdimisht në Madrid, kam një ekip që më dëshironte mua dhe një trajner që më dëshiron dhe beson në mua”, ka thënë fillimisht Kovacic për Sport Klub.
“Kështu ndodhi me Chelsean. Kjo është ajo që unë me të vërtetë kam nevojë tani dhe dua ta mbaj atë në këtë mënyrë”.
“Ai [Sarri] më ka njohur për një kohë të gjatë dhe kjo është ajo që ka rëndësi për mendimin tim”.
“Skuadra është fenomenale me shumë lojtarë të mëdhenj – prandaj nuk ishte aq e vështirë për t’u përshtatur shpejt”, përfundoi mesfushori kroat. /Telegrafi/