Telegrafi

Kovaçevski: Shumica në Kuvend ka 64 deputetë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaron se vendimi që ka marrë LSDM nuk lëkund stabilitetin e shumicës parlamentare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Vetë e patë se janë miratuar shumë ligje të rëndësishme, siç janë ajo për Ballkanin e Hapur dhe Fronteks, me të cilën gjuha maqedonase bëhet pjesë e BE-së, domethënë atë që e premtuam dhe e realizuam. Më vjen mirë që LSDM është rrugën evropiane”, tha Kovaçevski.

Ai tha se deputeti i Lidhjes Demokratike nuk e votoi marrëveshjen me Fronteks, ku shtoi se, shpreson që Trajanov të mos bie nën ndikimin e së “Majtës” siç ka rënë OBRM-PDUKM.

“Shumica e parlamentare është qëndrueshme dhe rikonstruimi i Qeverisë do të kalojë, siç kamë thënë me mbi 64 vota”, tha Kovaçevski.

Kryeministri tha se rikonstruimi i Qeverisë nuk po bëhet në bazë të interesave personale, por u bë për shkak të qëndrueshmërisë së shumicës parlamentare, në mënyrë që të miratohen ligje ekonomike, të bëjë reformat në vend në mënyrë që të mos bllokohet nga opozita.

Të gjithë partnerët e shumicës parlamentare, shton ai, janë për të funksionim të Kuvendit dhe me hyrjen e ASH-së në Qeveri që ka 8 deputetë do të forcojnë këtë dhe do mundet më lehtë të miratohen ligjet/Telegrafi/