“Në zgjedhje do të përplasen dy koncepte, dy blloqe që janë diferencuar natyrshëm, njëri për integrimin në BE dhe i dyti kundër integrimit në BE, ndërsa do të fitojë ai proevropian i udhëhequr nga LSDM, edhe zgjedhjet presidenciale edhe ato parlamentare”.
Këtë e tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në një intervistë për “Studio 10” në Televizionin 24, duke folur për zgjedhjet e ardhshme kuvendare dhe presidenciale.
“Në vendin tonë natyrshëm u diferencuan dy blloqe. Një për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. E dyta është kundër integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, ku ka dy hije, njëra hije është absolutisht kundër dhe tjetra është deklarative pro, por bëjnë gjithçka që të mos hyjmë në BE dhe i bëjnë të gjitha. Prandaj në zgjedhje do të përplasen dy koncepte. LSDM bëri thirrje për formimin e një fronti evropian, në të cilin do të marrin pjesë partitë politike pa dallim profili etnik dhe ideologjik, OJQ, individë, aktivistë. Ky kombinim është absolutisht fitues, këtë e tregojnë të gjitha sondazhet. Në vitin 2024 do të kemi zgjedhje në të cilat fillimisht do të fitojë kandidati presidencial që do të propozohet nga LSDM, i mbështetur nga një koalicion progresiv pro-evropian, e më pas zgjedhjet parlamentare, të cilat janë të rregullta për herë të parë pas 17 vitesh”, tha Kovaçevski.
Ai shtoi se 80 për qind e qytetarëve janë për anëtarësim në BE.
“Në Bruksel e patëm konkluzionin më të qartë, Republika e Maqedonisë së Veriut me sukses e përfundoi skriningun dhe sapo të përfundojë obligimin për ndryshime kushtetuese, pa vonesë do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare”, theksoi Kovaçevski.