Telegrafi

Kovac nuk dëshiron të përsëris gabimin, nuk pranon pyetje rreth Sanes

Borussia Dortmund dhe Bayern Munich do të luajnë gjatë ditës së nesërme për trofeun e parë të sezonit, Superkupën gjermane. Ndeshja luhet në Signal Iduna Park.

Megjithëse është fitues i kurorës së dyfishtë, Niko Kovac dhe të besuarit e tij do të luajnë kundër ‘milionerëve’ pasi këtë të fundit u shpallen nënkampion të Bundesligas.

Sot, Niko Kovac ka mbajtur një konferencë për shtyp para takimit të rëndësishëm duke mos pranuar asnjë pyetje rreth transferimit të Leroy Sanes.

“Asnjë pyetje për trajnerin në lidhje me Leroy Sanen. Unë ju kuptoj juve gazetarëve, por edhe ju duhet të na kuptoni. Të gjitha janë thënë. Ne kemi një lojë të rëndësishme nesër dhe kjo është ajo”, pohoi Dieter Nickles, zëdhënësi i rekordmeister.

Kujtojmë se strategu i ka kërkuar falje kolegut të Manchester Cityt, Pep Guardiolas për interesimin të paligjshëm rreth mundësisë së blerjes së gjermanit.

Lexo po ashtu Bayerni pas interesimit të "paligjshëm" për Sanen, Kovac: I kam kërkuar falje Guardiolës dhe Cityt

Ndryshe, Sane ka thënë disa herë se nuk po ka hapësira të mjaftueshme te Citizens gjersa zyrtarët bavarez nuk e kanë fshehur simpatinë ndaj lojtarit. /Telegrafi/