Site icon Telegrafi

Kovac: Kalimi i Neymarit te Barca, do të na lehtësonte punën me Dembelen

Trajneri i Bayern Munichut nuk e fsheh pakënaqësinë me periudhën e tranzicionit që po kalon klubi gjerman.

Niko Kovac në sezonin e ri nuk do t’i ketë shërbimet e Matts Hummels, Rafinha, Arjen Robben, Franck Ribery, të cilët kanë konfirmuar largimet e tyre gjersa kanë transferuar vetëm dy lojtarë – Lucas Hernandezin si dhe Benjamin Pavardin.

Kjo do të thotë se ka një kuadro jashtëzakonisht të varfër prej vetëm 17 lojtarëve në fushë dhe kjo po e shqetëson trajnerin 47-vjeçar.

“Jo, ne nuk kemi lojtarë të mjaftueshëm. Ne do të luajmë në Bundesligë, Liga e Kampionëve është gjithnjë e më e vështirë dhe kur ke shumë lëndime, është e qartë se ne kemi nevojë për më shumë lojtarë. Unë jam i sigurt se ne do të sjellim dikë, besoj se menaxhmenti do të bëjë gjithçka rreth kësaj çështje”, pohoi kroati.

Ai është i bindur se do ta transferojnë sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembelen, në rast se kataluansit sigurojnë kartonin e futbollistit të PSG-së, Neymar.

“Nëse Barcelona më në fund arrin ta kthejë Neymarin, kjo do të na lehtësonte punën sa i përket Dembeles”, tha trajneri.

Ndryshe, Bayerni është raportuar se po interesohet edhe për shërbimet e sulmuesit anësor të Manchester Cityt, Leroy Sanes. /Telegrafi/

Exit mobile version