Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 41 vjeç, dhe ylli i popit, 25 vjeç, shijuan 4 korrikun duke veshur të njëjtat bikini me lara-lara nga marka GCDS.
Pjesa e sipërme në formën e trekëndëshit përmban një pjesë të kuqe dhe tjetrën të gjelbër, me disa stampime të vogla të lezetshme.
Kardashian e shoqëroi pamjen me një kapele në formë kove nga GCDS, ndërsa Lipa veshi pjesën e sipërme të bikinit si një bluzë nën një këmishë të bardhë me pantallona të shkurtra xhins në New York City.
Duket se të dy yjet e festuan festën me të dashurit e tyre; Lipa postoi foto me të dashurin Anwar Hadid, ndërsa Kardashian shijoi ditën me Travis Barker.
Ndryshe, Dua Lipa së fundmi është bërë zyrtarisht fytyra e re e “Versace”. /Telegrafi/