Jules Kounde është bashkuar zyrtarisht me Barcelonën pas dy viteve fantastike të kaluara te Sevilla.
Qendërmbrojtësi francez po konsiderohet si një nga blerjet më të mëdha të Barcelonës viteve të fundit, pasi pritet ta përforcojë gjigantin katalunas shumë në mbrojtje.
Kounde është prezantuar si futbollist i ri i katalunasve në konferencë për shtyp dhe në qendrën sportive Joan Gamper.
All smiles with the jersey @jkeey4 💙❤️ pic.twitter.com/Why49XRysv
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 1, 2022
Francezi fillimisht u pyet për bisedimet që kishte me Chelsean, por tha se zgjidhja e tij ishte e qartë pasi dëshironte vetëm Barcelonën.
“Po, është e vërtetë që pata mundësinë të nënshkruaja për një klub tjetër (Chelsean), por zgjedhja ishte e qartë për mua. Dëshira ime ishte nga fillimi që të vija te Barcelona”, deklaroi Kounde.
It's time to present @jkeey4 as a new Culer! 🤩🙌
📍Ciutat Esportiva Joan Gamper pic.twitter.com/O1HboRVHM9— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 1, 2022
“Ajo që duhet të bëj këtu është të rritem dhe të mësoj. Unë jam ende shumë i ri dhe jam këtu për të ndihmuar ekipin në çdo moment”, tha francezi.
23-vjeçari thotë se do ta ketë më të lehtë përshtatjen te Barcelona për shkak që e njeh kampionatin, derisa tregoi që trajneri Xavi Hernandez gjithmonë e kishte kërkuar atë.
Happy to be a Culer 😁 @jkeey4 pic.twitter.com/4QZzZiQf07
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 1, 2022
“Njohja që kam për La Ligën do ta bëjnë më të lehtë përshtatjen sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Xavi gjithmonë ka shprehur dëshirën që unë të vij këtu, dhe kjo ishte e rëndësishme për mua. Mezi pres të filloj, të takoj shokët e mi të skuadrës dhe të luftoj për t’u rikthyer në krye”, u shpreh qendërmbrojtësi francez. /Telegrafi/