Telegrafi

Kounde i afrohet kalimit te Barcelona

(Foto: Instagram/jkeey4)

Barcelona e ka kaluar Chelsean në garën për shërbimet e Jules Kounde, bën të ditur Gerard Romero.

Eksperti i transferimeve ka thënë se mbrojtësi i Sevillas tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Blaugranët.

Sipas njoftimit, 23-vjeçari do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, e cila tashmë është e gatshme.

Chelsea kishte ofruar 55 milionë euro për yllin francez, mirëpo u refuzua nga Sevilla, pasi andaluzianët e vlerësojnë me 65 milionë euro lojtarin e tyre.

Lexo po ashtu Sevilla refuzon ofertën e Chelseat për Kounde - Barcelona dhe PSG ende pa oferta, por duhet të nxitojnë

Ndryshe, edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se Barca nuk ka përfunduar me transferimet në këtë afat kalimtar, ndërsa Kounde është pjesë e planeve të klubit spanjoll. /Telegrafi/