Site icon Telegrafi

Koulibaly mund të jetë transferi i parë i Sarrit te Juventusi

Kalidou Koulibaly vs Juventus (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri mund të bëhet trajner i Juventusit qysh në këtë javë, pasi raportohet se është pajtuar me Chelsean që ta lë të lirë të largohet.

Trajneri italian po largohet nga klubi londinez pas vetëm 11 muajsh në krye të skuadrës, ndërsa ka arritur ta fitojë Ligën e Evropës.

Sarri pritet ta zëvendësojë Massimiliano Allegrin, që u largua në fund të sezonit pas pesë vitesh qëndrimi te Juventusit, ndërsa ka filluar të mendojë për transferimet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kalidou Koulibaly

Sipas Tuttosport, trajneri italian po mendon që ta transferojë Kalidou Koulibalyn nga Nappoli, pasi të prezantohet si trajner i Zonjës së Vjetër.

Sarri e njeh shumë mirë mbrojtësin senegalez, pasi që të dy ishin te napolitanët, mirëpo Juventusi duhet të paguajë rreth 105 milionë euro për ta kompletuar transferimin. /Telegrafi/

Exit mobile version