Kalidou Koulibaly është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar aktualisht në botë.
Senegalezi ka shkëlqyer në tri edicionet e fundit me fanellën e Napolit në Serie A dhe në garat evropiane.
Kjo ka bërë që për të interesim të shfaqin skuadrat më të mëdha evropiane, si Manchester United, Chelsea, Barcelona e Real Madrid.
27-vjeçari ka folur për Rai Sport rreth interesimit të ekipeve të mëdha për të.
“Fakti që skuadrat më të mëdha në botë interesohen për mua do të thotë se jam duke bërë mirë. Këto interesime më bëjnë të lumtur”, tha Koulibaly.
Reprezentuesi i Senegalit ka thënë se nuk e di nëse është mbrojtësi më i mirë në botë, por që objektivi i tij është të përmirësohet edhe më shumë.
“Nuk e di nëse jam mbrojtësi më i mirë në botë, pasi unë gjithmonë përpiqem të përmirësohem edhe më shumë”.
“Qëllimi im është të vazhdoj të rritem edhe më shumë te Napoli dhe t’i arrijmë objektivat e klubit”, tha Koulibaly.
Napoli është gati ta lë të lirë yllin e tyre të largohet në verë, por për të po kërkon 100 milionë euro. /Telegrafi/