Telegrafi

Kotzias takon Ivanovin, Gruevskin dhe përfaqësues të partive tjera parlamentare

Kryetari i RM-së Gjorge Ivanov dhe kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski, dje në orët e pasditës, janë takuar me diplomatin grek Nikos Kotzias, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kumtesën e OBRM-PDUKM thuhet se Gruevski ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, për gjendjen aktuale politike, si dhe për gjendjen me migrantët dhe disa sfida të përbashkëta të kontekstit rajonal.

Nga ana tjetër takimi në mes Ivanovit dhe Kotzias, është realizuar nën pikat në lidhje me marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes Maqedonisë dhe Greqisë.

”Masa më e madhe e cila do të ndikojë në besimin e ndërjsellë dhe do të krijojë atmosferë më të mirë është nëse Greqia i zhbllokon proceset euroatlantike të RM-së dhe mundësojë të mos i shkurtohet e drejta e prosperiteti”, ka theksuar në takim kryetari Ivanov.

Kotzias, poashtu është takuar edhe me kryeministrin Zaev, Bujar Osmanin, Ali Ahmetin e BDI-së si dhe me përfaqësues tjerë politik. Në këto takime është biseduar për situatën politike si dhe ndërtimin e raporteve në mes Greqisë dhe Maqedonisë. Përndryshe Kotzias ishte dje në takim një ditor në Shkup, për të biseduar në lidhje me situatë në rajon. /Telegrafi/