Në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të ministrave për politikë të jashtme të BE-së, shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, ka kundërshtuar idenë për sanksione evropiane ndaj Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, BE-ja nuk do t’i ndihmojë Maqedonisë përmes sanksioneve dhe trysnive publike, por përmes kanaleve më diplomatike dhe në drejtim të zhvillimit të kulturës së pajtueshmërisë, dialogut demokratik dhe demokracisë në punën e mediave.
Agjencia e lajmeve ”META” raporton se Kotzias ka deklaruar për mediat që mungesa e demokracisë dhe aftësia për pajtueshmëri, është pengesa kryesore e fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë, por jo një VETO e mundshme greke për çështjen e emrit./Telegrafi/