Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias ka arritur në Shkup ku është pritur nga homologu i tij vendas, Nikolla Poposki, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në tëkimin e dy diplomatëve është biseduar për zhvillimin dhe përparimin e masave të besimit të ndërsjellë, thellimin e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimin në sferën e arsimit, kulturës dhe energjetikës.
Kotzias deklaroi se Greqia dëshiron ta sheh Maqedoninë si një shtet stabil, të fortë ekonomikisht dhe populli i Maqedonisë të jetojë mirë.
Në lidhje me krizën politike në vend, Kotzias u shpreh se bëhet fjalë për një krizë të brendshme, pra është një çështje e brendshme e Maqedonisë. Çështja e emrit nuk ka qenë temë bisede në këtë takim./Telegrafi/