Gjatë qëndrimit në Afrikë, Rita Ora nuk ka hezituar të pozojë edhe me kostum larjeje.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore është duke qëndruan në Kenia, nga ku i ka sjellë disa imazhe në rrjetet sociale.
Të dielën, Rita i ka mbushur 27 vjet dhe ditëlindjen e saj e ka festuar në Kenia.
Pas festës së ditëlindjes, ajo ka publikuar fotografi nga Nairobi, ku vë në pah figurën e saj trupore.
Fokusi kryesor është te të pasmet e këngëtares së lindur në Prishtinë.
“Kostumi i ditëlindjes”, ka shkruar Rita në përshkrimin e fotografive që i ka postuar në Instagram.
Ora ka lindur më 26 nëntor 1990 në kryeqytetin e Kosovës, ndërsa familja e saj u largua nga vendi kur ajo ishte shumë e vogël dhe u vendosën në Londër.
Në Angli, Rita arriti të ndërtonte karrierën e saj muzikore dhe të bëhej një yll botëror. /Telegrafi/