Telegrafi

Kostov: Spitali “8 shtatori” ka kapacitete te përballet me këtë tragjedi

Pas aksidentit të sotëm në autostradën Shkup Tetovë, dhjetëra qytetarë mbetën të lënduar ndërsa sipas zv.ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu numri i viktimave është tetë.

Lexo po ashtu Filipçe: Numri i viktimave shkon në 13 (Video)

Drejtori i spitalit “8 shtatori”, Hristijan Kostov tha se deri tani në këtë spital ka katër të vdekur dhe njëri është në gjendje kritike.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga aksidenti tragjik në rrugën Shkup-Tetovë

Drejtori Kostov tha se vazhdojnë të vijnë automjetet e ndihmës së shpejtë me udhëtarë të lënduar dhe se spitali ka kapacitet të menaxhojë me këtë situatë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Mobilizohet kuadri mjekësor për të ndihmuar të lënduarit në aksidentin e sotëm