Kosova njihet si djep i talenteve të futbollit, ndërsa në vitet e fundit ka prodhuar disa futbollistë të hatashëm edhe për kundër kushteve të vështira.
Me mungesë të fushave dhe kushteve shumë lojtarë nuk arritën të shpërthejnë jashtë Kosovës, por ka edhe nga ata që kanë dalë nga ‘lloçi’ i Kosovës dhe po korrin suksese.
Krenaria më e madhe e Kosovës është aktualisht portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili nga 2 Korriku kishte kaluar në Kalmar për tu bërë pjesë e Lazios në Serie A, shkruan Telegrafi.
Në mbrojtje kemi dy futbollistë që luajnë në Kroaci. Bëhet fjalë për kapitenin e RNK Split, Amir Rrahmanin dhe mbrojtësin e Hajdukut, Ardijan Ismjali. Me ta në mbrojtje është edhe ish mbrojtësi i Orebros, tani i Flamurtarit, Ilir Berisha.
Mesfusha ka shumë fantazi, por edhe muskuj.
Dy djelmoshat e ri që po shkëlqejnë në kampionatin shqiptar , Argjend Malaj dhe Ylber Ramadani kanë dalë nga futbolli i Kosovës.
Më të avancuar janë Liridon Latifi, Bernard Berisha dhe Milot Rashica. Latifi është 22 vjeç dhe është afër transferimit te nënkampioni i Rusisë, Rostov. Berisha luan me Anzhin, ndërsa Milot Rashica me Vitessen.
Në sulm janë dy gjigantë. Ish sulmuesi i Besës së Pejës, Fatos Beqiraj që luan me Dinamo Moskën dhe ish sulmuesi i Lirisë, Vedat Muriqi, që luan me Genclerbirligin.
Trajner pa dyshim do të ishte Besnik Hasi i cili karrierën si futbollistë e ka filluar në Kosovë te Vëllaznimi.
Eros Grezda, Leonit Abazi, Enis Gavazaj, Bajram Jashanica e Rron Broja janë po ashtu emra që kanë dalë nga futbolli i Kosovës.
Këta janë disa nga emrat e futbollistëve që kanë luajtur me skuadra nga Kosova për tu bashkuar pastaj me ato jashtë vendit./Telegrafi/