Gjatë hartimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, janë lënë shumë zbrazëti qoftë në mbulimin e sferave të brendshme qoftë të atyre të jashtme.
Neni 22 i Kushtetutës, i cili i përcakton Konventat e ndryshme ndërkombëtare për lirinë dhe të drejtat e njeriut, ka lënë pa përfshirë edhe dy akte të rëndësishme ndërkombëtare.
Pakti ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore, dhe pakti evropian për të drejtat sociale, janë lënë pa u përfshirë si instrumente në Kushtetutën e Kosovës.
Këto pakte obligojnë që shteti t’u ofroj shtetasve të saj barazi ekonomike, shoqërore dhe kulturore edhe atëherë kur ata nuk janë të punësuar.