Kosova apo më saktë futbolli i Kosovës ka shënuar ngritje në koeficientin e klubeve në UEFA, pas rezultateve pozitive të ekipeve në garat evropiane.
Futbolli kosovar u përfaqësua nga katër klubeve në garat evropiane këtë sezon, për herë të parë në histori.
Gjilani dhe Llapi u eliminuan në raundin e parë të kualifikueseve për Ligën e Konferencës, ndërsa Drita u eliminua në raundin e dytë.
Kampioni i Kosova, Ballkani u eliminua nga raundi i parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, por po vazhdon me shumë sukses në kualifikueset e Ligës së Konferencës.
Pas kalimit të dy raundeve, therandasit tani gjenden në fazën “Play-Off” dhe janë vetëm një ndeshje larg sigurimit të grupeve në garën e tretë evropiane për klubeve.
Ballkani mposhti Shkupin me rezultat 2-1 në udhëtim të ndeshjen e parë dhe ndeshja kthyese luhet pas një jave në Prishtinë, duke i dhënë mundësi portokall e zinjve të sigurojnë grupet.
Ky sukses i klubeve kosovare e në veçanti i Ballkanit ka bërë që Kosova të ngritët në koeficientet e UEFA-s.
Kosova tani renditet në vendin e 33-të në Evropë, duke llogaritur koeficientet e klubeve që marrin pjesë në garat ndërkombëtare, duke lënë mbrapa kampionatet rivale si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Shqipëria në listën e përditësuar të UEFA-s renditet e 49-ta, Maqedonia e Veriut e 52-ta dhe Mali i Zi në pozitën e 54-të. /Telegrafi/