Site icon Telegrafi

Kosova me sanksione të reja për Rusinë dhe Bjellorusinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për zbatimin e masave dhe sanksioneve të reja për Rusinë dhe Bjellorusinë, përfshirë pakon e katërt të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër këtyre dy shteteve.

Kryeministri Albin Kurti tha se përmes këtij vendimi Republika e Kosovës do të vazhdojë të rreshtohet me partnerët në zbatimin e masave dhe sanksioneve të reja, përfshirë pakon e katërt të sanksioneve të BE-së.

Lexo po ashtu Kosova i vendos sanksione Rusisë

“Kjo pako konsiston në masa restriktive, tregtare, ekonomike, financiare energjike, industri të mbrojtjes si dhe ndaj individëve dhe etniteteve shtesë”, tha Kurti, raporton Telegrafi.

Ai tha se sanksionet e reja janë në vazhdimësi të bashkëpunimit të ngushtë me BE-, ShBA dhe partnerët tjerë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version