Site icon Telegrafi

Kosova pritet të përfitoj mbi 60 milionë euro nga programi IPA 2022

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka njoftuar se vendi pritet të përfitoj mbi 60 milionë euro nga programi IPA 2022, që jepet nga Bashkimi Evropian.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në arsyetimin e këtij programi tha se do të përkrahen disa projekte.

“Kosova në marrëveshjen IPA 2022 do të përfitoj 62.5 milionë euro. Ky program do të përkrah profesionet e lira, instrumentet për afrimin me BE-në, përkrahje për mjedisin dhe energjinë e gjelbër, ekonomia qarkore dhe integrimi i përgjithshëm socio-ekonomik”, tregoi Bislimi.

Po ashtu, në këtë mbledhje është kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënia e lejes për nënshkrimin e marrëveshjes IPA 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version