Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA do të hedh shortin për kualifikimet e kampionatit evropian EURO 2020.
Si asnjëherë më parë Euro 2020 do të luhet në 12 qytete të ndryshme evropiane.
Në këto kualifikime do të jetë edhe Përfaqësuesja e Kosovës, që me sukses ka kaluar grupin c nga Liga D në Ligën e Kombeve.
Shorti do të hedhet në kryeqytetin irlandez Dublin.
Kosova do të jetë për herë të parë në vazon e pestë me ekipe tjera si Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjilbraltari, Kazakistani, Luksemburgu, Maqedonia, Moldavia e Ishujt Faroe.
Në anën tjetër Kombëtarja e Shqipërisë do jetë në vazon e katërt.
Më poshtë keni të gjitha ekipet pjesëmarrëse në short nga vazo e parë deri në vazon e gjashtë.
Vazoja e parë: Anglia, Portugalia, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.
Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.
Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.
Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Lituania, Mali i Zi, Estonia, Hungaria dhe Rumania.
Vazoja e pestë: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjilbraltari, Kazakistani, Kosova, Luksemburgu, Maqedonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.
Vazoja e gjashtë: Andora, Letonia, Lihtenshtajn, San Marino dhe Malta. /Telegrafi/