Krenaria e Kosovës dhe gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës, Majlinda Kelmendi ka vazhduar me suksese të jashtëzakonshme.
Xhudistja kosovare ka fituar çmimin si më e mira në botë për ciklin olimpik 2012-2016.
Trajneri i Majlindës dhe njëherit më meritori për suksesin e pejanes Driton Kuka ka bërë një shkrim emocionues në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Kurorëzohet mundi e sakrifica. Nga Kosova e vogël por me heronj të mëdhenj”.
“Bota sot njohu xhudistën më të madhe të planetit. Majlinda Kelmendi the best Judoka today awarded tonight by IJF”, ka shkruar Toni Kuka. /Telegrafi/