Telegrafi

Kosova e dyta për medalje në xhudo në ‘Tokio 2020’

Ekipi i Kosovës është i dyti më i suksesshëm në sportin e xhudos në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Kosova pati një prezantim me dinjitet në Japoni, duke arritur t’i fitojë dy medalje të arta nga 11 garues gjithsej.

Të dy medaljet erdhën në sportin e xhudos, me Distria Krasniqin që triumfoi në kategorinë deri në 48 kilogramë dhe Nora Gjakova deri në 57 kilogramë.

Lexo po ashtu Kosova lë gjurmë në Japoni, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020”

Këto dy suksese kanë bërë që Kosova të renditet e dyta në “Tokio 2020” sa i përket medaljeve në sportin e xhudos.

Vetëm nikoqirët e Japonisë me 8 medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë kanë fituar më shumë se Kosova.

Lexo po ashtu Nuk ndalet Kosova: Nora Gjakova na sjell një tjetër medalje të artë nga Lojërat Olimpike 'Tokio 2020' - Ekipi i xhudos po shkruan histori

Në vendin e tretë renditet një shtet i fortë si Franca me një medalje të artë, po aq sa ka edhe Gjeorgjia e katërta.

Më poshtë keni renditjen e dhjetë vendeve më të suksesshme në ‘Tokio 2020’ në xhudo. /Telegrafi/