Site icon Telegrafi

Kosova dominuese në Rio 2016, renditet në vendin e parë (Foto)

Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të dominojnë në tryezën zyrtare të medaljeve olimpike, por një hartë e publikuar së fundmi tregon një histori krejtësisht ndryshe.

Sipas Medalspecapita.com, vendet si Zelanda e Re, Mongolia, Australia dhe Kosova janë “çerdhe” e fuqisë në podium kur është në pyetje matja e suksesit me numër të popullsisë,  transmeton Telegrafi.

Kosova renditet në vendin e parë e gjitha kjo fal triumfit të Majlinda Kelmendi në xhudo të dielën mbrëma.

Lexo po ashtu Majlinda nuk është e vetmja, ja sa sportistë shqiptarë kanë fituar medalje olimpike (Foto)

Majlinda fitoi të artën duke fituar në finale ndaj italianes, Odette Giuffrida.

Kjo ishte një arritje madhështore  dhe historike për shtetin e Kosovës pasi kjo është medalja e parë olimpike dhe atë në pjesëmarrjen e parë.

Lexo po ashtu Pas triumfit në Rio 2016, Majlinda shpërblehet financarisht nga shteti i Kosovës

Në rast se krahasojmë medaljet olimpike me numrin e popullsisë Kosova është e para, ndërsa më poshtë keni top dhjetëshen. /Telegrafi/

Exit mobile version