Telegrafi

Kosova dhe Shqipëria startojnë në Ligën e Kombeve

Gara më e re nga UEFA, Liga e Kombeve tani më ka startuar me disa ndeshje në divizione të ndryshme.

Radha është që në këtë ligë t’i shohim edhe dy Përfaqësueset shqiptare, Kosovën dhe Shqipërinë.

Kosova dhe Shqipëria do të luajnë ditën e sotme (e premte), ndeshjet e tyre të para në UEFA Nations League.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri italian Christian Panucci ndeshjen e parë do ta luajnë në shtëpi, ku presin Izraelin.

Shqipëria është favorite në letër përballë Izraelit, në takimin që zhvillohet në ‘Elbasan Arena’ nga ora 20:45

Dy ekipet kombëtare janë përballur edhe për kualifikimet për në Kupën e Botës, ku një fitore i takoi Izraelit 0-3 dhe me rezultat të njëjtë fitoi edhe Shqipëria në udhëtim.

Debutimin në Ligën e Kombeve do ta bëjë edhe Përfaqësuesja e Kosovës.

‘Dardanët’ do të luajnë ndeshjen e parë në udhëtim tek Kombëtarja e Azerbajxhanit.

Dy përfaqësueset nuk janë përballur asnjëherë mes vete dhe kjo është hera e parë që luajnë mes vete në Baku me fillim nga ora 18:00.

Si Kosova ashtu edhe Azerbajxhani janë favoritë për të triumfuar në Grupin 3 në Divizionin D. /Telegrafi/