Site icon Telegrafi

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi kanë krijuar reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe komerciale.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu ka theksuar te tash e tutje vendimet e lëshuara nga Gjykatat e Kosovës mund të njihen dhe ekzekutohen në Mal të Zi dhe anasjelltas.

“Krijohet reciprocitet në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe komerciale. Nga tani e tutje vendimet e lëshuara nga Gjykatat e Republikës së Kosovës në çështjet civile dhe komerciale mund të njihen dhe ekzekutohen në Malit të Zi dhe anasjelltas”, ka shkruar Haxhiu.

Ministrja ka theksuar se ky është një zhvillim i rëndësishëm në mes dy vendeve.

“Ky është një zhvillim i rëndësishëm që do të mundësojë një rrjedhë më të lehtë të njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve të gjykatave të Kosovës, duke përmirësuar bashkëpunimin juridik dhe duke ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë fushë ndërmjet dy shteteve në fjalë”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

Exit mobile version