Site icon Telegrafi

Kosova 1-0 Moldavia, notat e lojtarëve – Lirim Kastrati më i miri

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e gjashtë apo të fundit të grupeve në edicionit të dytë të Ligës së Kombeve dhe kjo fitore ka bërë që Dardanët të mbesin pjesë e Ligës C.

Dardanët kanë arritur ta mbyllin me fitore ciklin e garave në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, në ndeshjen zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Goli i vetëm për Kosovën u shënua në minutën e 31-të të ndeshjes nga sulmuesi i Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati.

Lexo po ashtu Kosova e mbyll me fitore ndaj Moldavisë edicionin e dështuar në Ligën e Kombeve, mbetet në Ligën C

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht djaloshi nga Kamenica, Lirim Kastrati, i cili pas golit dhe lojës së mirë u vlerësua me notë 8.0.

Lirim Kastrati (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Paraqitje të mira dhe të vlerësuar te Dardanët patën edhe Florent Hadergjonaj, Valon Berisha, Mërgim Vojvoda dhe Bersant Celina.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësi tonë, Ibrahim Dresevic, i cili pas ndëshkimit me të kuq u notua me 6.0.

Kosova:

Moldavia:

/Telegrafi/

Exit mobile version