Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe ekipin e tij, në kuadër të një serie diskutimesh për prioritetet e përbashkëta SHBA-Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kosnett përmes një postimi në Twitter, ku ka theksuar se mbesin të përkushtuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme të ketë suksese dhe të sigurojë vendin e saj si një partner i barabartë në Evropë dhe brenda bashkësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Kosnett.
Ambasadori ka theksuar se diskutimi i sotëm është përqendruar në investimet e energjisë dhe diversifikimin.
“Diskutimi i sotëm u përqendrua në investimet e energjisë dhe diversifikimin, duke përfshirë opsione të qëndrueshme dhe të rinovueshme që do të sillnin rritjen e ardhshme ekonomike të Kosovës”, ka thënë Konsett. /Telegrafi/
(1/2) Earlier today, met with @albinkurti and his team, part of a series of discussions on shared U.S.-Kosovo priorities. We remain committed to helping the next government succeed and secure its place as an equal partner in Europe and within the international community.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 18, 2021