Site icon Telegrafi

Kosnett reagon pas dëmtimit të varrezave ortodokse serbe në Lipjan

Foto: Arkiv

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas dëmtimit të gurëve të varrezave ortodokse serbe në komunën e Lipjanit.

Kosnett përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Twitter, ka pyetur se si po reagon Kosova ndaj dëmtimeve të këtyre varrezave.

“Në Liritë Fetare Ndërkombëtare rreth 1 mijë liderë duke përfshirë edhe ata nga Kosova takohen në Washington për të diskutuar për lirinë fetare. Si po përgjigjet Kosova dëmtimit të turpshëm të varrezave në Lipjan? Shprehja e sigurt fetare, kërkon respektimin e komuniteteve dhe veprimin e shpejtë të drejtësisë”, ka shkruar Kosnett.

Lexo po ashtu MPJ dënon vandalizmin në disa varre ortodokse në Lipjan

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dënuar ashpër vandalizmin e disa gurëve të varrezave ortodokse serbe në komunën e Lipjanit.

Ministria e Punëve të Jashtme, ka kërkuar nga organet e rendit dhe të hetuesisë të bëjnë gjithçka është e mundur për të zbuluar dhe nxjerrë përpara drejtësisë autorët e këtij incidenti kriminal./Telegrafi/

 

Exit mobile version