Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett ka theksuar se ka pasur një takim pozitiv me kryeministrin Albin Kurti.
Ambasadori Kosnett e ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas të cilit takim ka shkruar në Twitter se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova mbeten të përkushtuara për një partneritet të ngushtë.
“Takim pozitiv me kryeministrin Kurti për ta uruar atë për formimin e qeverisë. Shtetet e Bashkuara dhe Kosova mbeten të përkushtuara për një partneritet të ngushtë”, ka shkruar Kosnett. /Telegrafi/
Positive meeting with PM Kurti to congratulate him on government formation. The United States and #Kosovo remain committed to a close partnership.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 4, 2020