Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka kujtuar sot vrasjen e 14 serbëve të Kosovës 20 vjet më parë në Graçkën e Vjetër të Lipjanit.
Ai tha se të gjitha viktimat e të gjitha etnive meritojnë drejtësi.
“Sot bëhen 20 vjet që nga vrasja e 14 fermerëve serbë në Graçkën e Vjetër. Viktimat e të gjitha etnive dhe familjet e tyre të mërzitura, meritojnë drejtësi”, ka shkruar Kosnett, përcjell Klan Kosova.
Today marks 20 years since the killing of 14 Kosovo-Serb farm workers in Staro Gracko/ Graçka e Vjetër village. Victims of all ethnicities, and their grieving families, deserve justice.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 23, 2019
Më 23 korrik të vitit 1999 u vranë 14 serbë derisa ishin duke korrur në fushë. Vrasja e tyre ndodhi disa javë pas përfundimit zyrtarë të luftës në Kosovës, e pasi që vendi hyri në kontrollin e Kombeve të Bashkuara dhe të NATO-s.